BALLKANI, Koronavirusi

Maqedonia e Veriut raporton 163 raste të reja me COVID-19 dhe 3 vdekje

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 3.624, ndërsa numri i rasteve aktive 3.586

Abdulbesar Ademi  | 09.07.2020 - Përdıtësım : 10.07.2020
Maqedonia e Veriut raporton 163 raste të reja me COVID-19 dhe 3 vdekje

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 163 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 7.572 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar tre vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 362.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 72.690 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.470 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 3.624, ndërsa numri i rasteve aktive 3.586.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.