BALLKANI, Koronavirusi

Maqedonia e Veriut raporton 139 raste të reja dhe vetëm 1 vdekje me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu ka raportuar vetëm një vdekje të re nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është 530

Ekip   | 12.08.2020
Maqedonia e Veriut raporton 139 raste të reja dhe vetëm 1 vdekje me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 139 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 12.217 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu ka raportuar vetëm një vdekje të re nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është 530.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 119.102 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.627 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 8.487, ndërsa numri i rasteve aktive 3.200.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın