BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, rritet në 6 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ministri Filipçe theksoi se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 18 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve të diagnostikuar në vend në 259

Husamedin Gina  | 29.03.2020 - Përdıtësım : 30.03.2020
Maqedoni e Veriut, rritet në 6 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Shkup

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar se Klinikën për sëmundje infektive nga koronavirusi i ri (Covid-19) kanë vdekur edhe 2 persona, me çka numri i të vdekurve është rritur në 6, transmeton Anadolu Agency (AA).

  "Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, për fat të keq vdiqën dy persona. Një pacient i moshës 91-vjeçare, i cili ishte shtruar në spital për 8 ditë dhe një pacient i moshës 31-vjeçare pasqyra klinike e të cilit ishte e rëndë", tha ministri Filipçe në konferencën e sotme për media duke shprehur ngushëllime për familjet e të vdekurve. 

Ministri Filipçe theksoi se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 18 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve të diagnostikuar në vend në 259.

Ai tha se 3 pacientë nga Shkupi dhe Kumanova janë pranuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup dhe se në këtë moment janë shtruar në spital 49 pacientë, nga të cilët 7 janë me një pasqyrë më të rëndë klinike.

Sipas tij, në 2-3 ditët e ardhshme është e mundur që 7 pacientë të cilët janë kuruar mund të lëshohen në shtëpi, tek të cilët testi për Covid-19 ishte negativ.

"Dy prej pacientëve në Klinikën e Shkupit tashmë kanë një test të dytë negativ ndërsa për 5 të tjerë testi i dytë është planifikuar për nesër, në mënyrë që për një periudhë prej 2 deri në 3 ditë potencialisht 7 pacientë të mund të trajtohen në shtëpi", tha Filipçe.

Duke iu referuar pandemisë që ka prekur gjithë botën, ministri gjithashtu u dërgoi një mesazh qytetarëve.

"Ne po hyjmë në muajin e dytë në luftën kundër kësaj pandemie, e cila ka ndryshuar plotësisht jetën, solli frikë dhe pasiguri për të gjithë. Para nesh është periudha më e vështirë, periudha në të cilën numri i të prekurve do të rritet, do të rritet edhe në botë dhe tek ne. Para nesh është një periudhë ku për fat të keq do të rritet edhe numri i vdekjeve. Për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm", tha ai. 

Duke theksuar se një i ri ndërroi jetë sot, ministri tha se virusi është kërcënim serioz dhe se të gjithë qytetarët duhet të sillen me kujdes dhe përgjegjësi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın