BALLKANI, Koronavirusi

Maqedonia e Veriut konfirmon tre vdekje dhe 25 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 622 testime, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19

Nazmi Abduramani   | 27.05.2020
Maqedonia e Veriut konfirmon tre vdekje dhe 25 raste të reja me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar tre vdekje dhe 25 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2.039, ndërsa të vdekjeve në 119, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 622 testime, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19, ndërsa Instituti për shëndet publik regjistroi 17 raste të pacientëve të shëruar. Numri i të shëruarve deri më tani ka rritur në 1.470.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur 450 raste aktive me COVID-19.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer gjithsej 26.463 teste për COVID-19, përfshirë 622 teste në 24 orët e fundit.

Zyrtarët e vendit më parë kishin njoftuar se kulmi i rasteve me COVID-19, do të arrinte midis 2.000 dhe 2.500.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın