BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, tejkalon 700 mijë numri i qytetarëve të rivaksinuar kundër COVID-19

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se vaksinimi zhvillohet pa ndërprerje në të gjitha pikat e shtetit ndërsa në rrjedhë është edhe vaksinimi në terren

Furkan Abdula   | 23.09.2021
Maqedoni e Veriut, tejkalon 700 mijë numri i qytetarëve të rivaksinuar kundër COVID-19

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut numri i qytetarëve të rivaksinuar kundër koronavirusit (COVID-19) tejkaloi 700 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këtë informacion përmes njoftimin e konfirmoi Ministria e Shëndetësisë së vendit. Në njoftim thuhet se vaksinimi zhvillohet pa ndërprerje në të gjitha pikat e shtetit ndërsa në rrjedhë është edhe vaksinimi në terren.

"Në pikat e vaksinimit në mbarë vendin si dhe në terren, përfshirë ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 778.408 qytetarë. Dozën e parë dje e kanë marrë 1.624 qytetarë ndërsa gjithsej dje janë vaksinuar 7.518 qytetarë. Në vend gjithsej janë aplikuar 1.482.287 doza të vaksinës ndërsa janë rivaksinuar 703.878 qytetarë", njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

“Me shifrat e fundit 55 për qind e popullatës mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa ajo 18-39 vjeçare 31 për qind.

"Fëmijët nga 12 deri në 18 vjeç vaksinohen me pëlqimin e një prindi. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase si dhe janë mënyra e vetme për të fituar betejën kundër pandemisë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon një formë të rëndë të sëmundjes, redukton mundësinë e sëmundjes dhe rezultatin e saj fatal", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın