Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, tejkalon 200 mijë numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 200.412, prej të cilëve 187.149 janë shëruar

Ekip   | 26.10.2021
Maqedoni e Veriut, tejkalon 200 mijë numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 511 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) si dhe 497 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 200.412, prej të cilëve 187.149 janë shëruar.

Vendi po ashtu ka regjistruar 10 viktima të tjera, duke e çuar në 7.072 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 6.191.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.369.624 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.622 teste të kryera brenda ditës së fundit.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın