BALLKANI

Maqedoni e Veriut, TDV organizon therjen e kurbaneve

Alkan njoftoi se mishi do të paketohet në pako prej 5 kilogramësh dhe do të shpërndahet në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut, por edhe për personat në nevojë në pjesën lindore ku jetojnë kryesisht komuniteti turk

Furkan Abdula  | 31.07.2020 - Përdıtësım : 02.08.2020
Maqedoni e Veriut, TDV organizon therjen e kurbaneve ( Furkan Abdula - Anadolu Agency )

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut kanë filluar therjet e kurbaneve nga Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV), raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilltari i Shërbimeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, foli për gazetarin e AA-së, duke njoftuar se ashtu sikurse çdo vit edhe këtë vit në Maqedoninë e Veriut kanë organizuar therjen e kurbaneve në bashkëpunim me Fondacionin e çështjeve fetare të Turqisë (Diyanet).

"Kemi marrë si emanet gjithsej 60 bagëti të trasha për kurbane që përbëjnë 420 pjesë dhe që na janë dërguar nga vëllezërit tanë nga Turqia. Kemi kryer planifikimin dhe shpresojmë që sot do të zhvillojmë në Maqedoninën e Veriut edhe therjen në thertoret ligjore duke respektuar të gjitha kushtet e higjienës dhe pastërtisë", tha Alkan.

Pas përfundimit të therjes, mishi i kurbaneve do ruhet në temperatura të ulta, tha Alkan, duke shtuar se një ditë më pas mishi do të paketohet në pako prej 5 kilogramësh dhe do të shpërndahet në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut, por edhe për personat në nevojë në pjesën lindore ku jetojnë kryesisht komuniteti turk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.