BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, shkon në mbi 80 mijë numri i të shëruarve nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi ka regjistruar 9 viktima të reja nga pandemia, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 2.821

Ekip   | 27.01.2021
Maqedoni e Veriut, shkon në mbi 80 mijë numri i të shëruarve nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 384 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 91.555 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar 9 viktima të reja nga pandemia, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 2.821.

Brenda ditës së fundit nga virusi janë shëruar 387 pacientë, ndërsa deri më tani gjithsej janë shëruar 80.008 pacientë paraprakisht të testuar pozitiv me COVID-19.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 448.031 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.236 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 8.726 raste aktive me COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın