Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, shkon në afro 1.000 numri i rasteve aktive me COVID-19

Rastet e reja po shënojnë rritje ditëve të fundit, ndërsa sot është shënuar një rekord i ri i rasteve ditore

Dzihat Aliju   | 05.08.2021
Maqedoni e Veriut, shkon në afro 1.000 numri i rasteve aktive me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 219 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka arritur në 156.926, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rastet e reja po shënojnë rritje ditëve të fundit, ndërsa sot është shënuar një rekord i ri i rasteve ditore.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi regjistroi katër viktimë të reja nga COVID-19, duke e çuar në 5.501 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi.

Institucionet shëndetësore regjistruan 30 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, ndërsa deri më tani gjithsej 150.470 pacientë janë shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 999.203 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.713 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 955.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın