BALLKANI

Maqedoni e Veriut, rritet në 4 numri i të vdekurve nga koronavirusi

"Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë një paciente e moshës 66-vjeçare nga rrethi i Strugës. Ajo dhe bashkëshorti i saj u diagnostifikuan dje me koronavirus", njoftoi Ministria e Shëndetësisë

Admir Fazlagikj   | 28.03.2020
Maqedoni e Veriut, rritet në 4 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Shkup

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut konfirmoi vdekjen e 4 si pasojë e koronavirusit (Covid-19) në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë një paciente e moshës 66-vjeçare nga rrethi i Strugës. Ajo dhe bashkëshorti i saj u diagnostikuan dje me koronavirus. Pacientja kishte sëmundje të zemrës, sëmundje kronike pulmonare dhe presion të lartë të gjakut", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. 

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu informon se 22 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në vend. Sipas qyteteve: Shkupi (9), Kumanova (3), Struga (3), Tetova (2), Dibra (2), Prilepi (2), Manastiri (1). Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 është rritur në 241 persona deri në orën 12:00 sot.

"Sipas vendbanimit, deri më tani raste me Covid-19 janë regjistruar në: Shkup - 143, Dibër - 45 prej të cilëve 2 kanë vdekur, Kumanovë - 20 nga të cilët 1 i vdekur, Shtip - 8, Prilep - 8, Tetovë - 4, Ohër - 3, Veles - 3, Strugë - 3 nga të cilët 1 i vdekur, Kavadar - 2, Gostivar - 1 dhe Manastir - 1", thuhet në deklaratë.

Ministria e Shëndetësisë tha se dje është testuar stafi i Klinikës së Kardiologjisë, ku të gjitha testet janë negative për Covid-19.

Kujtojmë se nga 22 marsi, me vendim të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në të gjithë territorin e vendit nga ora 21:00 deri në orën 05:00 është shpallur orë policore.

Po ashtu Qeveria miratoi një vendim për ndryshimin dhe ndalimin e lëvizjes në të gjithë territorin e vendit gjatë fundjavave. Vendimi i referohet ndalimit gjatë ditëve të fundjavës, gjegjësisht së shtunën dhe të dielën, nga ora 16:00 -deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski më 18 mars shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e vendit me qëllim lehtësimin e luftës kundër përhapjes së koronavirusit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın