BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, numri i rasteve me COVID-19 tejkalon shifrën 18 mijë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 4 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 743

Ekip   | 01.10.2020
Maqedoni e Veriut, numri i rasteve me COVID-19 tejkalon shifrën 18 mijë

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 162 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 18.138, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 4 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 743.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 109 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 15.068, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.327.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.350 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 190.127 teste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın