BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 tejkaloi 90.000

Me 307 raste të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është rritur në 90.124, prej të cilëve 76.045 janë shëruar ndërsa 2.768 kanë vdekur

Abdula Berisha  | 22.01.2021 - Përdıtësım : 23.01.2021
Maqedoni e Veriut, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 tejkaloi 90.000

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 307 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 90.124, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 14 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.768.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 76.045, përfshirë 658 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 11.311.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 1.854 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 439.121.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.