BALLKANI

Maqedoni e Veriut, miratohen ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive

Ndryshimet ligjore kanë të bëjnë me masat e Qeverisë për mbajtjen e një maskave jashtë, grupimin në ambiente ​​të hapura dhe vetizolimin e detyrueshëm nga caktimi i testit derisa të merret rezultati

Admir Fazlagikj   | 29.10.2020
Maqedoni e Veriut, miratohen ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive

Shkup

Me 53 vota "pro" dhe 26 abstenime, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive, raporton Anadolu Agency (AA).

Ligji për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive, ndryshimet e të cilit kanë të bëjnë me masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), u miratua nën një procedurë të shkurtuar.

Ndryshimet ligjore kanë të bëjnë me masat e Qeverisë për mbajtjen e maskave jashtë, grupimin në ambiente ​​të hapura dhe vetizolimin e detyrueshëm nga caktimi i testit derisa të merret rezultati. Parashihet që këto masa të zbatohen të derisa të ekzistojnë rreziku i përhapjes së virusit.

Duke iu drejtuar deputetëve, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shpjegoi ligjin dhe tha se ndryshimet e reja në ligj po sillen për shkak të numrit të madh të rasteve të regjistruara dhe mbushjes së spitaleve. Filipçe gjithashtu tha se disa nga ndryshimet ligjore po sillen edhe për shkak të zbatimit të kontrollit të masave parandaluese të caktuara më parë.

Ministri Filipçe informoi se qeveria dhe opozita në seancën e Komisionit Shëndetësor arritën një marrëveshje mbi ndryshimet dhe ato kanë të bëjnë me mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve mbrojtëse (maskë, shall, shami) gjatë daljes nga shtëpia, në vende publike, ambientet e hapura, tregje, transportin publik, si dhe vendet ku mund të mblidhen më shumë njerëz në të njëjtën kohë, në institucionet shtetërore dhe banka.

Përjashtim nga detyrimi ligjor do të ketë gjatë bërjes sport në hapësira të jashtme, gjatë vozitjes së automjetit privat, nëse shoferi është vetëm ose me person që jeton bashkërisht, gjatë qëndrimit në oborr në një shtëpi me njerëz nga e njëjta familje, ose në objekte hotelierike ku zbatohen protokolle specifike të mbrojtjes.

Gjithashtu, kjo masë nuk do të zbatohet nëse personi është më i ri se 6 vjeç (fëmijë) dhe nëse personi ka gjendje të veçantë shëndetësore (person me nevoja të veçanta ose person me aftësi të kufizuara për shkak të të cilave mbajtja e mbrojtjes personale do të ishte problematike).

"Mosmbajtja e maskës jashtë dënohet me gjobë prej 20 eurosh. Shkelësit e vetizolimit do të gjobiten me 50 euro dhe ata që do të grupohen jashtë do të paguajnë gjobë prej 500 eurosh”, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.

Ndalimi i më shumë se katër mysafirëve në shtëpi nuk ishte pjesë e ndryshimeve ligjore, sepse, më herët në seancën e Komisionit Shëndetësor, deputetët nga qeveria hoqën dorë nga kjo masë, ndërsa deputetët e opozitës ishin të mendimit se nëse sillet kjo masë, do të përbënte shkelje të Kushtetutës.

Ligji për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive do të hyjë në fuqi pas botimit në Gazetën Zyrtare.

Kujtojmë që Maqedonia e Veriut sot regjistroi një rekord prej 870 rastesh të reja me COVID-19, duke e çuar shifrën e përgjithshme të të infektuarve në 28.697.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın