Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, mbi 12 mijë doza të vaksinës COVID-19 të administruara gjatë ditës së fundit

"Në vend gjithsej janë administruar 1.474.507 doza të vaksinës ndërsa janë ri-vaksinuar 697.847 qytetarë", njoftoi Ministria e Shëndetësisë

Furkan Abdula   | 22.09.2021
Maqedoni e Veriut, mbi 12 mijë doza të vaksinës COVID-19 të administruara gjatë ditës së fundit

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut gjatë ditës së fundit janë administruar mbi 12 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se procesi i vaksinimit po zhvillohet pa probleme në të gjitha pikat e vaksinimit në mbarë vendin, ndërkohë po zhvillohet edhe vaksinimi në terren.

"Në pikat e vaksinimit në mbarë vendin, si dhe në terren, duke përfshirë ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 776.659 qytetarë. Dozën e parë dje e kanë pranuar 2.969 qytetarë ndërsa gjithsej dje janë vaksinuar 12.099 qytetarë. Në vend gjithsej janë administruar 1.474.507 doza të vaksinës ndërsa janë ri-vaksinuar 697.847 qytetarë", njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Më tej, njoftohet se 55 për qind e popullsisë mbi 40 vjeçare kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës ndërsa ajo 18-39 vjeçare 31 për qind.

"Fëmijët nga 12 deri në 18 vjeç vaksinohen me pëlqimin e një prindi. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase si dhe janë mënyra e vetme për të fituar betejën kundër pandemisë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon një formë të rëndë të sëmundjes, redukton mundësinë e sëmundjes dhe rezultatin e saj fatal", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın