BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, kryetari i Komunës së Çairit rezulton pozitiv në COVID-19

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i Çairit Visar Ganiu njoftoi se dje ka realizuar testimin, ndërsa duke bërë thirrje për kujdes, ai gjithashtu u shpreh se ndjen keqardhje për të gjithë me të cilët ka pasur kontakt

Abdula Berisha  | 02.06.2020 - Përdıtësım : 03.06.2020
Maqedoni e Veriut, kryetari i Komunës së Çairit rezulton pozitiv në COVID-19

Shkup

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ganiu njoftoi se dje ka realizuar testimin, ndërsa duke bërë thirrje për kujdes, ai gjithashtu u shpreh se ndjen keqardhje për të gjithë me të cilët ka pasur kontakt.

"Pas testimit të realizuar dje për mundësinë e infektimit me COVID-19, Ju informoj se kam rezultuar pozitiv. Ndjej keqardhje për të gjithë ju/ata me të cilët kam pasur kontakt. Nga ky pozicion edhe njëherë ju apeloj, ju lus për kujdes, masa mbrojtëse dhe respektim të rekomandimeve! Bashkë do të ia dalim!", shkroi ai.

Të dielën, Ganiu bëri të ditur se është në vetizolim shkaku i kontaktit të tij me një person që kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, duke shtuar se do të veprojë sipas protokoleve të institucioneve përkatëse shëndetësore.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 2.391 raste me COVID-19, prej të cilëve 76 në 24 orët e fundit.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 141 kanë humbur jetën, 1.595 janë shëruar ndërsa 655 janë raste aktive.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.