BALLKANI

Maqedoni e Veriut, kapen 40 migrantë

Dje në rrugën magjistrale Shtip-Radovish, nëpunësit policorë nga Sektori për punë kufitare dhe migracion dhanë shenjë ndalese për furgonin “Pezho” me targa regjistrimi nga Velesi

Admir Fazlagikj  | 27.02.2020 - Përdıtësım : 28.02.2020
Maqedoni e Veriut, kapen 40 migrantë

Shkup

Nëpunësit policorë kanë gjetur 40 migrantë në rrugën magjistrale Shtip-Radovish, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të MPB-së, dje në rrugën magjistrale Shtip-Radovish, nëpunësit policorë nga Sektori për punë kufitare dhe migracion dhanë shenjë ndalese për furgonin “Pezho” me targa regjistrimi nga Velesi, por shoferi nuk ndaloi dhe vazhdoi me lëvizjen drejt Shtipit.

“Në afërsi të fshatit Llakavicë u ndlaua dhe gjatë kontrollit në automjet u gjetën 40 persona, migrantë, ndërsa shoferi Z.B (39) nga Velesi u privua nga liria dhe u mbajt në stacionin policor në Shtip për procedurë të mëtejshme”, thuhet në njoftimin policor.

Sipas të dhënave të MPB-së gjatë muajit janar të këtij viti janë parandaluar 1.365 tentime për kalim ilegal të kufirit të Maqedonisë së Veriut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın