BALLKANI

Maqedoni e Veriut, Gjysmëhëna e Kuqe Turke organizon therjen e kurbaneve

Fuat Emin, shefi i ekipit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke për Maqedoninë e Veriut, në deklaratën për AA në thertoren në komunën e Studeniçanit theksoi se kjo organizatë edhe këtë vit vazhdon me therjen e kurbaneve në Maqedoninë e Veriut

Husamedin Gina  | 21.07.2021 - Përdıtësım : 22.07.2021
Maqedoni e Veriut, Gjysmëhëna e Kuqe Turke organizon therjen e kurbaneve Foto: Husamedin Gina/AA

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar therja e kurbanit nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Fuat Emin, shefi i ekipit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke për Maqedoninë e Veriut, në deklaratën për AA në thertoren në komunën e Studeniçanit theksoi se kjo organizatë edhe këtë vit vazhdon me therjen e kurbaneve në Maqedoninë e Veriut.

Duke theksuar se 100 frymë bagëtie do të flijohen sot në Shkup, Fuat Emin tha se dje në Strumicë u flijuan 700 frymë bagëti të imta.

"Sapo bagëtia të flijohet këtu, 3.000 pako me mish do t'u shpërndahen të varfërve në rajone të ndryshme të Maqedonisë (së Veriut)", tha Emin, duke shtuar se 2.800 pako me mish kurbani do të shpërndahen në Strumicë.

Ai shtoi se pasi të zgjidhen nga veterinerët, kurbanet theren në kushte higjienike në vendet e përshtatshme dhe sipas rregullave islame.

Emin po ashtu falënderoi Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut, i cili është partner i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, dhe donatorët e kësaj fushate.

Ndër të tjera, Emin informoi se Gjysmëhëna e Kuqe Turke në kuadër të fushatës për therjen e kurbaneve në pjesën e shpërndarjes bashkëpunon me organizatat lokale, të tilla si Shoqata e Turqve nga Maqedonia Lindore, dhe në Shkup me Shoqatën "Merhamet".​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.