Politikë, BALLKANI

Maqedoni e Veriut, Dimitar Kovaçevski pranon detyrën e kryeministrit nga Zoran Zaev

Mbrëmë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi qeverinë e re me kryeministër Dimitar Kovaçevskin

Edıta Zekjırovıkj   | 17.01.2022
Maqedoni e Veriut, Dimitar Kovaçevski pranon detyrën e kryeministrit nga Zoran Zaev Foto: Edıta Zekjırovıkj / AA

Shkup

Kryeministri i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, sot pranoi zyrtarisht postin nga kryeministri i deritanishëm Zoran Zaev, raporton Anadolu Agency (AA).

Në pranim-dorëzimin zyrtar në ambientet e qeverisë, Zaev e uroi kryeministrin e sapozgjedhur Kovaçevski dhe i uroi suksese në ushtrimin e detyrës si kryeministër.

Kujtojmë se më 23 dhjetor të vitit të kaluar Kuvendi i Maqedonisë së Veriut konfirmoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev ndërsa më 29 dhjetor, presidenti Stevo Pendarovski ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë së re Kovaçevskit, i cili më parë ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) pas dorëheqjes së Zaevit.

Mbrëmë para mesnatës, me 62 vota “pro”, 46 “kundër” dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi qeverinë e re me kryeministër Dimitar Kovaçevskin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın