BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, afro 265 mijë të vaksinuar kundër COVID-19

Interesi për vaksinim po rritet çdo ditë ndërsa deri më tani numri i personave që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes ueb platformës "vakcinacija.mk" është 453.180 qytetarë

Furkan Abdula   | 17.06.2021
Maqedoni e Veriut, afro 265 mijë të vaksinuar kundër COVID-19

Shkup

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njoftoi se deri dje pothuajse 265 mijë qytetarë në vend janë vaksinuar kundër koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, vaksinimi zhvillohet normalisht në të gjitha pikat e shtetit. Në njoftim theksohet se interesi për vaksinim po rritet çdo ditë ndërsa deri më tani numri i personave që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes ueb platformës "vakcinacija.mk" është 453.180 qytetarë.

“Deri dje 265.164 qytetarë janë vaksinuar në pikat e vaksinimit në vend. Dozën e parë të vaksinës dje e morën 2.036 qytetarë ndërsa dje u vaksinuan 4.299 qytetarë. Gjithsej 462.415 doza vaksinash u aplikuan ndërsa 197.251 qytetarë u rivaksinuan. Sipas shifrave të fundit, 48 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, 42 për qind e popullsisë mbi moshën 65 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës dhe 36 për qind e popullsisë mbi moshën 60 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë", thuhet më tej.

Theksohet se vaksinimi është duke u zbatuar në pajtim me Planin kombëtar për imunizim dhe se vaksinohen persona të rritur, qytetarë që kanë shprehur interesim për vaksinim në këtë ueb faqe ndërsa vaksinohen edhe persona të punësuar në infrastrukturën kritike.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që masivisht të paraqiten në "vakcinacija.mk" meqë kjo është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për t'u vaksinuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın