BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 9 të vdekur dhe 518 raste të reja me COVID-19

Numri i pacientëve të shëruar është rritur në 18.247, pasi 200 pacientë të tjerë paraprakisht të prekur nga COVID-19 rezultuan negativ në testin për virusin

Abdula Berisha   | 23.10.2020
Maqedoni e Veriut, 9 të vdekur dhe 518 raste të reja me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 518 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve nga ky virus në vend ka shkuar në 25.991, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 9 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 883 numrin e përgjithshëm të viktimave nga pandemia.

Po ashtu, ministria njoftoi se numri i pacientëve të shëruar është rritur në 18.247, pasi 200 pacientë të tjerë paraprakisht të prekur nga COVID-19 rezultuan negativ në testin për virusin.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së kaluar kryen 2.367 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer 231.613 teste.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 6.861.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın