BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 89 raste të reja dhe 7 të vdekur nga COVID-19

Gjithashtu në këtë periudhë kanë humbur jetën 7 persona, duke e çuar numrin e vdekjeve në 140

Dzihat Aliju  | 01.06.2020 - Përdıtësım : 02.06.2020
Maqedoni e Veriut, 89 raste të reja dhe 7 të vdekur nga COVID-19

Shkup

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 89 raste të reja me COVID-19, me çka numri i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 2.315, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu në këtë periudhë kanë humbur jetën 7 persona, duke e çuar numrin e vdekjeve në 140.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar 17 pacientë të tjerë nga koronavirusi, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë, numri i pacientëve të shëruar arrin në 1.569.

Sipas të dhënave të ministrisë, në Maqedoninë e Veriut janë 606 raste aktive me COVID-19.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer gjithsej 30.302 teste për COVID-19, përfshirë 727 në 24 orët e fundit.

Zyrtarët e vendit më parë njoftuan se kulmi i rasteve me COVID-19, do të arrinte shifrën midis 2.000 dhe 2.500.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın