BALLKANI

Maqedoni e Veriut, 89 raste të reja dhe 58 të shëruar nga COVID-19

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 633

Ekip  | 12.05.2022 - Përdıtësım : 13.05.2022
Maqedoni e Veriut, 89 raste të reja dhe 58 të shëruar nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 89 raste të tjera të koronavirusit COVID-19, si dhe 58 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është 310.595, prej të cilëve 300.675 janë shëruar.

Vendi nuk regjistroi viktima të reja nga COVID-19, me çka numri i tyre mbetet në 9.287.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 2.034.656 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.271 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 633.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın