BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 862 raste të reja me COVID-19 dhe 14 të vdekur

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 19.994, përfshirë 223 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 8.587

Ekip   | 29.10.2020
Maqedoni e Veriut, 862 raste të reja me COVID-19 dhe 14 të vdekur

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 862 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 29.558, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 14 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 977.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 19.994, përfshirë 223 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 8.587.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.699 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 243.357.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın