Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 855 raste të reja dhe 683 të shëruar nga COVID-19

Numri i viktimave mbetet në 9.370, pasi vendi nuk regjistroi vdekje të tjera nga koronavirusi

Ekip  | 29.07.2022 - Përdıtësım : 01.08.2022
Maqedoni e Veriut, 855 raste të reja dhe 683 të shëruar nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 855 raste të tjera të koronavirusit COVID-19, si dhe 683 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 327.009, prej të cilëve 312.443 janë shëruar.

Numri i viktimave mbetet në 9.370, pasi vendi nuk regjistroi vdekje të tjera nga koronavirusi.

Që nga shpërthimi i koronavirusit, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 2.116.007 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.602 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 5.196.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.