BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 74 raste të reja dhe 2 viktima nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 156.299, ndërsa numri i viktimave në 5.493

Ekip   | 30.07.2021
Maqedoni e Veriut, 74 raste të reja dhe 2 viktima nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 74 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe dy viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 156.299, ndërsa numri i viktimave në 5.493.

Institucionet shëndetësore po ashtu kanë regjistruar 17 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë COVID-19, duke e çuar në gjithsej 150.350 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 456.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 971.395 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.582 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın