Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 7.273 të shëruar dhe 2.019 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 263.206, ndërsa ai i viktimave në 8.312

Ekip   | 27.01.2022
Maqedoni e Veriut, 7.273 të shëruar dhe 2.019 raste të reja me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.861 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), si dhe 22 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 263.206, ndërsa ai i viktimave në 8.312.

Vendi po ashtu regjistroi 7.273 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit COVID-19, duke e çuar në 238.452 numrin e përgjithshëm të tyre.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.767.491 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 5.446 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 16.442.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın