BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 722 raste të reja dhe 9 vdekje nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 106.832, ndërsa i vdekjeve në 3.185

Abdula Berisha   | 06.03.2021
Maqedoni e Veriut, 722 raste të reja dhe 9 vdekje nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 722 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 9 vdekje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 106.832, ndërsa i vdekjeve në 3.185.

Të dhënat tregojnë se 186 pacientë të tjerë fituan betejën kundër virusit, duke e çuar në 94.461 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga pandemia.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 540.725 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.701 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 9.186.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın