Maqedoni e Veriut, 721 raste të reja dhe 7 vdekje nga COVID-19
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 102.482, ndërsa numri i të vdekurve në 3.126

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 721 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 7 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 102.482, ndërsa numri i të vdekurve në 3.126.
Institucionet shëndetësore tregojnë se 171 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në gjithsej 91.066 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht ishin të prekur nga koronavirusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 519.985 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.816 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 8.290.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.