Maqedoni e Veriut, 6 të vdekur dhe 190 raste të reja me COVID-19
Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut është rritur në 88.938, ndërsa i të vdekurve në 2.702

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 190 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 88.938, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 6 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.702.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 73.601, përfshirë 2.009 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 12.635.
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 1.530 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 431.712.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.