BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 525 raste dhe 12 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Në numrin e vdekjeve janë shtuar edhe 6 persona me COVID-19, sipas regjistrit të vdekjeve, me datë të vdekjes në periudhën nga 22 gushti deri më 19 shtator

Ekip   | 24.09.2021
Maqedoni e Veriut, 525 raste dhe 12 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 525 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 189.159, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve po ashtu ka shkuar në 6.557, me 12 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit. Në numrin e vdekjeve janë shtuar edhe 6 persona me COVID-19, sipas regjistrit të vdekjeve, me datë të vdekjes në periudhën nga 22 gushti deri më 19 shtator.

Institucionet shëndetësore po ashtu regjistruan 449 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 170.395.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 12.207.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.269.370 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.858 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın