Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 444 raste dhe 8 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 200.856, prej të cilëve 187.374 janë shëruar

Ekip   | 27.10.2021
Maqedoni e Veriut, 444 raste dhe 8 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 444 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) si dhe 225 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 200.856, prej të cilëve 187.374 janë shëruar.

Vendi po ashtu ka regjistruar 8 viktima të tjera, duke e çuar në 7.087 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 6.395.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.372.834 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.210 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın