Ekip
08 Gusht 2021•Përditësim: 09 Gusht 2021
Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 398 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka arritur në 158.025, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi regjistroi 4 viktima nga COVID-19, duke e çuar në 5.507 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi.
Institucionet shëndetësore regjistruan 18 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, ndërsa deri më tani gjithsej 150.524 pacientë janë shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.019.192 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 6.383 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.994.