Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 39 viktima dhe 603 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 149.221, ndërsa numri i vdekjeve në 4.595

Ekip   | 22.04.2021
Maqedoni e Veriut, 39 viktima dhe 603 raste të reja me COVID-19 Foto: Arkiv / AA

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 39 viktima dhe 603 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 149.221, ndërsa numri i vdekjeve në 4.595.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 641 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 126.234 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 700.728 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.596 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 18.392.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın