Maqedoni e Veriut, 333 raste të reja dhe 376 të shëruar nga COVID-19
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 216.328, prej të cilëve 200.669 janë shëruar

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 333 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 376 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 216.328, prej të cilëve 200.669 janë shëruar.
Vendi po ashtu ka regjistruar 16 viktima të tjera nga COVID-19, duke e çuar në 7.609 numrin e përgjithshëm të tyre.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.476.534 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.440 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 8.050.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.