Maqedoni e Veriut, 32 të vdekur dhe 820 raste të reja me COVID-19
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 32 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.731

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 820 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 61.543, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 32 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.731.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 38.400, përfshirë 895 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 21.412.
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.019 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 331.105.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.