BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 30 të vdekur dhe 1.160 raste të reja me COVID-19

Numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut është rritur në 1.630

Ekip   | 26.11.2020
Maqedoni e Veriut, 30 të vdekur dhe 1.160 raste të reja me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.160 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 58.608, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 30 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.630.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 36.064, përfshirë 1.094 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 20.914

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.864 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 322.875.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın