BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 3 të vdekur dhe 148 raste të reja me COVID-19

Numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 725 ndërsa numri i rasteve në 17.629

Furkan Abdula   | 27.09.2020
Maqedoni e Veriut, 3 të vdekur dhe 148 raste të reja me COVID-19

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 148 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 17.629, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 3 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 725.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 65 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 14.581 ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.323.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.224 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 185.321 teste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın