BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 293 raste të reja dhe 102 të shëruar nga COVID-19

Numri i vdekjeve nga koronavirusi mbetet në 9.327, pasi vendi nuk ka regjistruar viktima të tjera

Ekip   | 05.07.2022
Maqedoni e Veriut, 293 raste të reja dhe 102 të shëruar nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 293 raste të tjera të koronavirusit COVID-19, si dhe 102 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 314.794, prej të cilëve 304.341 janë shëruar.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi mbetet në 9.327, pasi vendi nuk ka regjistruar viktima të tjera.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 2.085.639 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.254 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.126.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın