BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 28 të vdekur dhe 1.093 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 28 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.658

Abdula Berisha   | 27.11.2020
Maqedoni e Veriut, 28 të vdekur dhe 1.093 raste të reja me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.093 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 59.701, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 28 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.658.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 36.825, përfshirë 819 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 21.218.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.084 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 325.959.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın