BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 266 raste të reja dhe 119 të shëruar nga COVID-19

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.273

Ekip   | 06.07.2022
Maqedoni e Veriut, 266 raste të reja dhe 119 të shëruar nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 266 raste të tjera të koronavirusit COVID-19, si dhe 119 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 315.060, prej të cilëve 304.460 janë shëruar.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 mbetet në 9.327, pasi vendi nuk ka regjistruar viktima të tjera.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 2.086.592 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 953 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.273.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın