BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 234 raste të reja dhe 7 vdekje nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 103.020, ndërsa numri i të vdekurve në 3.144

Abdula Berisha   | 01.03.2021
Maqedoni e Veriut, 234 raste të reja dhe 7 vdekje nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 234 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 7 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 103.020, ndërsa numri i të vdekurve në 3.144.

Institucionet shëndetësore tregojnë se 274 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në gjithsej 91.507 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht ishin të prekur nga koronavirusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 523.726 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.208 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 8.369.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın