Maqedoni e Veriut, 22 të vdekur dhe 1.342 raste të reja me COVID-19
Numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut është rritur në 1.847

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.342 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 65.231, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 22 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.847.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 41.656, përfshirë 679 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 21.728
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.399 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 341.261.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.