Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 19 viktima dhe 333 raste të reja me COVID-19

Aktualisht, numri i rasteve aktive me koronavirus është 8.398

Ekip   | 28.11.2021
Maqedoni e Veriut, 19 viktima dhe 333 raste të reja me COVID-19

Shkup

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e COVID-19 janë regjistruar 19 viktima duke e çuar numrin e vdekjeve nga virusi në 7.547, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në periudhën e njëjtë janë regjistruar 333 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 215.009 numrin e përgjithshëm të rasteve të evidentuar nga fillimi i pandemisë.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 309 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 199.064.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me koronavirus është 8.398.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2.547 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.467.751 teste.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın