BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 1.732 raste të reja dhe 1.035 pacientë të shëruar nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 241.651, prej të cilëve 218.340 janë shëruar

Abdula Berisha   | 14.01.2022
Maqedoni e Veriut, 1.732 raste të reja dhe 1.035 pacientë të shëruar nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.732 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 1.035 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 241.651, prej të cilëve 218.340 janë shëruar.

Vendi po ashtu regjistroi 13 vdekje të lidhura me koronavirusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 8.083.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendin kanë kryer 1.692.991 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 6.928 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 15.228.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın