BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 163 raste të reja, 7 të vdekur dhe 132 të shëruar nga COVID-19

Numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga COVID-19 është rritur në 668 ndërsa i rasteve në 16.088

Abdula Berisha   | 16.09.2020
Maqedoni e Veriut, 163 raste të reja, 7 të vdekur dhe 132 të shëruar nga COVID-19

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 163 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 16.088, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 7 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 668.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 132 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 13.550 ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 1.870.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.721 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 169.481 teste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın