Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 16 të vdekur dhe 150 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 154.372, ndërsa numri i vdekjeve në 5.151

Ekip   | 12.05.2021
Maqedoni e Veriut, 16 të vdekur dhe 150 raste të reja me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 viktima dhe 150 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 154.372, ndërsa numri i vdekjeve në 5.151.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 487 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 139.266 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 745.471 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.093 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 9.955.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın