Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 151 raste të reja dhe 184 të shëruar nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është 311.350, prej të cilëve 301.545 janë shëruar

Dzihat Aliju  | 23.05.2022 - Përdıtësım : 23.05.2022
Maqedoni e Veriut, 151 raste të reja dhe 184 të shëruar nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut në tri ditët e fundit ka regjistruar 151 raste të tjera të koronavirusit COVID-19, si dhe 184 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është 311.350, prej të cilëve 301.545 janë shëruar.

Në raportin e Ministrisë nuk janë regjistruar viktima të reja nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi mbetet 9.297.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 2.046.474 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.780 teste të kryera brenda tri ditëve të fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 508.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın