Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 12 të vdekur dhe 198 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 333 pacientë

Bekim Buci   | 08.05.2021
Maqedoni e Veriut, 12 të vdekur dhe 198 raste të reja me COVID-19

Shkup

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e koronavirusit (COVID-19) kanë humbur jetën 12 persona ndërsa janë regjistruar 198 raste të reja me virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me këto shifra numri i viktimave arriti në 5.079 ndërsa numri i rasteve në 153.891.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 333 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 137.664.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 11.148.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 3.108 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 738.012 teste në vend.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın