BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 101 raste të reja dhe 393 pacientë të shëruar nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 101 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 217.400 numrin e përgjithshëm të rasteve të evidentuar nga fillimi i pandemisë

Ekip   | 06.12.2021
Maqedoni e Veriut, 101 raste të reja dhe 393 pacientë të shëruar nga COVID-19

Shkup

Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut rreth koronavirusit të ri (COVID-19) theksohet se janë regjistruar 17 viktima, duke e çuar numrin e vdekjeve nga virusi në 7.658, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 101 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 217.400 numrin e përgjithshëm të rasteve të evidentuar nga fillimi i pandemisë.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 393 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 203.967.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me koronavirus është 5.775.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1.299 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.485.944 teste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın