BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 10 të vdekur dhe 403 raste të reja me COVID-19

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 69476, përfshirë 339 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit, ndërsa numri i rasteve aktive aktualisht është 16.231

Abdula Berisha  | 15.01.2021 - Përdıtësım : 16.01.2021
Maqedoni e Veriut, 10 të vdekur dhe 403 raste të reja me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 403 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 88.389, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 10 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.682.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 69476, përfshirë 339 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 16.231.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.118 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 428.006.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.